Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet i riu

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë së kryeqytetit, rreth orës 20:20, në zonën e njohur si Kinostudio, dy persona ende të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në krah shtetasin E. D.

Ky i fundit u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.