'Blenë votat'/ Kryemadhi e denoncon me emër: Ja kush i solli paratë e inceneratorëve nga Malta

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot se paratë e inceneratorëve erdhën nga Malta dhe u përdorën për vjedhjen e votave më 25 prill. 

Ndërsa në emisionin 'Now' me Erla Mëhillin në Euronews, Kryemadhi tregoi detaje të reja. 

Ajo u shpreh se paratë erdhën nga Porti i Durrësit përmes dy kompanive, njëra prej të cilave e regjistruar në emër të biznesmenit, Mirel Mërtiri.

Bashkëjetuesja e këtij të fundit, Stela Gugallja është në kërkim nga SPAK, së bashku me Klodian Zoton, të cilët zyrtarisht njihen si pronarët e inceneratorëve.

Pjesë nga intervista

Erla Mëhilli: Ju keni thënë sot që do të keni dokumenta të tjera që do t’i denonconi për çfarë bëhet fjalë?  
Monika Kryemadhi:
 Bëhet fjalë për dy kompani në Maltë. Njëra kompani është regjistruar në emër të Mirel Mërtirit. 

Erla Mhilli: Pra kanë patur kompani off shore atje?
Monika Kryemadhi
: Dhe kompania tjetër është kompania që janë të përfshira të gjitha kompanitë shqiptare që janë të lidhura me inceneratorët. Pra një kompani off shore në Maltë e cila mbledh të gjithë skemën e  të gjithë kompanive që janë të përfshira. Ndërkohë në dijeninë tonë, kompanitë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos përveç Zimbabves kanë disa kontrata të nënshkruara nëpëmjet lidhjeve të tyre politike në Bagdat, Irak dhe në Tunizi që përsëri janë kontrata të dyshimta që janë në funksion të pastrimit të parave. 

Erla Mhilli: Dakord, po si i kanë investuar këto para në fushatë elektorale në kontot e kujt kanë xhiruar këto pra? 
Monika Kryemadhi:
Nuk janë xhiruar në konto por kanë ardhur kesh në Portin e Durrësit siç erdhën ato të Belgjikës nëse e mbani mend. Por kanë ardhur nga Malta. Sigurisht që partnerët ndërkombëtarë kanë dijeni për to dhe sigurisht aty ku ka sy dhe veshë ka një regjistrim të lëvizjes së parave.