VIDEO/ Atentati në Elbasan, objektivi braktis BMW-në luksoze

Syri.Net ka siguruar me foto mjetin tip 'BMW' ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri nga persona të paidentifikuar këtë pasdite në Elbasan.

Burimë bëjnë me dije se personat që ndodheshin në BMW-në me targa të vjedhura në 2021 në Durrës, kanë braktisur makinën duke u larguar.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur nga ngjarja ndërsa policia raporton se autorët janë në kërkim.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.