Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe 32 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për Covid-19.

MSh ka njoftuar se në 24 orët e fundit 32 qytetarë janë infektuar me Coronavirus.

Ndërkaq gjatë kësaj periudhe janë shëruar 36 persona.

Numri i rasteve aktive është 593.

Raporti i plotë:

29 Mars: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 272 doza të vaksinës kundër COVID-   19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

  1.821.540 doza të vaksinës.

   Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

   Deri më sot janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta

  të vaksines kundër COVID-19.

   Nga 969 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin

   COVID-19.

   Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

   Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.684.

 Në total numri i rasteve aktive është 593.