Interesim i lartë nga tifozët, ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Shqipëri - Gjeorgji

Shqipëria përballet ditën e sotme me Gjeorgjinë, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”. Edhe pse një ndeshje miqësore ky takim nga patur interesim të lartë nga tifozët, teksa deri më tani janë shitur rreth 8 mijë bileta.

Në duelin e sotëm arbitër kryesor do të jetë malazezi, Nikola Dabanoviç, i mbështetur nga dy asistentët nga Luksemburgu, Hoakim Da Silva dhe Klod Ries. Arbitër i katërt do të jetë kryesori me stemën e FIFA-s në Kategorinë Superiore, Eldorjan Hamiti.

Kjo është sfida e dytë miqësore e Kombëtares kuqezi në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve që do të mbahen në muajin qershor. Në ndeshjen e parë miqësore, Shqipëria u mund në minutat finale ndaj Spanjës me rezultatin 2-1, të luajtur në stadiumin e Espanjolit në Barcelonë.