Egjipt, hajduti i celularit që e gjeti veten në transmetim Live në Facebook

Vjedhja ishte e shpejtë, efektive dhe u ekzekutua me profesionalizëm... por pati pasoja të pabesueshme. Ndërkohë që një gazetar i medias “7e jour” po filmonte një rrugë në Kajro, drejtpërdrejt në Facebook, për të raportuar mbi pasojat e një tërmeti në Turqi që ishte ndjerë deri në Egjipt, tetorin e kaluar kjo, një burrë me motor i rrëmbeu telefonin.

Hajduti, padyshim, përfundoi duke e transmetuar live fytyrën e tij deri tek 6,000 persona dhe sot e kësaj dite, videoja e tij vazhdon të qarkullojë në internet.

Nga një sekondë në tjetrën, filmimi kaloi nga një pamje e një rruge të Kajros -  në një pamje me kënd të ulët të fytyrës së një burri, me cigare në gojë, që ikte me shpejtësi nga vendi i krimit. Ai duket se nuk e kupton se po filmohet...dhe se do të arrestohet disa orë më vonë.

Hajduti u kap sepse ai e shiti telefonin e vjedhur.

Mirëpo pjesa më e bukur e kësaj historie qenë fotot tallëse që bënë njerëzit që e panë aktin e tij online.

Në njëjrën prej tyre ishin sajuar katër foto, ku e katërta ishte hajduti ynë, që shoqërohej me komentin: Katër hajdutët më të mëdhenj në botë!