Flick: Kam respekt për Holandën, por ne futemi në fushë për të fituar

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick doli në një konferencë për shtyp, në prag të miqësores së “luskit” me Holandën ku shpreh se ka respekt për kundërshtarin, por skuadra e tij futet në fushë për të fituar.

Cilat janë pritshmëritë për ndeshjen ndaj Holandës?

“Ne shkojmë në çdo ndeshje për të fituar. Kemi respektin e nevojshëm. Holanda ka një skuadër që mund të luajë shumë mirë futboll dhe ka lojtarë të mëdhenj në radhët e saj. Loja është tregues për ne, por edhe skuadra jonë është cilësore. Duam të përpiqemi ta vëmë kundërshtarin nën presion dhe ta detyrojmë të bëjë gabime dhe të na ndjekë ne. Çdo fitore na jep më shumë besim, kjo është ajo që na duhet.”