Incidenti me komedianin në Oscar, flet nëna e Will Smith: Ishte hera e parë që e shikoja të dhunshëm

Nëna e Will Smith ka reaguar për incidentin që tronditi ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 2022 pasi aktori sulmoi komedianin Chris Rock për një batutë ndaj gruas së tij, Jada Pinkett.

Carolyn Smith e ka përshkruar sjelljen si krejtësisht jashtë karakterit.

 

“Ai është një person shumë i drejtë, njerëzor,” tha ajo të hënën për Action News.

“Kjo është hera e parë që e kam parë të reagojë ashtu. Hera e parë në jetën e tij”, tha 85-vjeçarja duke shtuar se i kishte kërkuar të birit që të largohej me pushime për t’u qetësuar nga kjo ngjarje.