Këlliçi: Drejtësia nuk po i shqetëson Ramën, Veliajn dhe Agaçin

Pas operacionit të SPAK dhe disa arrestimeve që kanë lidhje me skandalin e madh të vjedhjes e parave publike me aferën e inceneratorëve, ka reaguar deputeti demokrat Belind Kelliçi. Në një postim në Facebook ai shkruan se “Rama, Veliaj, Ahmetaj dhe Agaçi vazhdojnë shfaqjen të pashqetësuar nga drejtësia”.

POSTIMI

Show must go on!

Shfaqja duhet të vazhdojë!

Lëshohen urdhër-arreste për shërbëtorët e pushtetit.

Rama, Veliaj, Ahmetaj dhe Agaçi vazhdojnë shfaqjen të pashqetësuar nga drejtësia.

Janë të gjithë për burg por 7 ditë të javës i kemi në ekran.

Atë që s'e bën drejtësia duhet ta bëjnë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme, t'i flakin nga politika.