Bylykbashi: Njohja e '11 dhjetorit' nga gjykata konfirmon shkarkimin e Bashës

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, deklaroi këtë mbrëmje në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se me njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, Gjykata ka njohur shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

“Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe u ratifikua shkarkimi nga anëtarësia. Më 6 mars votuan shumica dërrmuese e elektoratit të PD kundër Bashës.

Regjistrimi i 11 dhjetorit nga Gjykata konfirmoi shkarkimin e Lulzim Bashës.”-tha Bylykbashi.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se e gjithë kjo historia e shëmtuar në Partinë Demokratike me blindimin e selisë mban fotografinë e Lulzim Bashës.

Lulzim Basha po vriste Partinë Demokratike në heshtje.”-tha Bylykbashi.