Shqiptarët u futen në banesë dhe masakrojnë burrin në sy të gruas e fëmijëve

Tre persona të maskuar janë futur në një banesë rreth orës 21.50 të mbrëmjes së djeshme në Dortmund të Gjermanisë, përmes derës së ballkonit dhe kanë terrorizuar familjarët.

Në apartament, ishte një çift bashkë me fëmijët e tyre. Kryefamiljari u përpoq të ndalonte 3 autorët, që dyshohet se janë shqiptarë, por u rrah brutalisht nga ata.

Sipas policisë lokale, dy nga tre autorët kanë terrorizuar familjarët duke i kërcënuar vazhdimisht me armë.

Ata vodhën para dhe bizhuteri e më pas u larguan sërish nga dera e ballkonit duke humbur gjurmët.

Të tre folën shqip gjatë grabitjes, raportojnë mediat lokale, duke iu referuar policisë.

/Syri.net/