Qytetarët ndezin qirinj në sheshin 'Skënderbej' në nderim të viktimave nga lufta në Ukrainë

Në nderim të jetëve të humbura nga lufta në Ukrainë dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë mbrëmje në sheshin 'Skënderbej' në Tiranë duke ndezur qirinj.

Ata kanë formuar mesazhe domethënëse me qirinjtë e vendosur në shesh, “Paqe për Ukrainën”.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë ndërsa përveç bombardimeve, ukrainasit po përballen edhe me urinë.

Ata nuk kanë furnizim me ushqim dhe ujë ndërsa nuk lejohet të futen ndihma humanitare.