Spekulimet se ka pësuar atak në zemër, ministri rus i Mbrojtjes shfaqet në konferencë për shtyp

Prej dy javësh ka pasur spekulime për zhdukjen e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ndërsa sot edhe një zyrtar ukrainas pretendonte se ai ka pësuar një sulm në zemër. 

Por Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka publikuar një video të drejtuesit të saj Shoigu, i cili ju drejtohet me një fjalim gjeneralëve.

Sipas asaj që shkruan BBC, Shoigu herë pas here i ngatërronte rreshtat teksa fliste për furnizimin me armë ndaj ushtrisë.

Ka pasur spekulime intensive se ai ka probleme shëndetësore ose ka pësuar një atak në zemër.

Sa i përket pamjeve të publikuara sot nga Ministria e Mbrotjes në Rusi, nuk dihet se kur janë filmuar./BBC/