Salah nuk pranon rinovimin me Liverpool, Owen: Manchester City ekipi i duhur për sulmuesin egjiptian

Ish-sulmuesi anglez, Oliver Owen ka folur për të ardhmen e sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah.

Salah akoma nuk ka arritur një marrëveshje me Liverpool, por qarkullojnë zëra se mund të largohet për një aventurë të re në një ekip të ri.

Për të bërë një hap përpara duhet të transferohet te Manchester City, nëse zgjedh skuadra të tjera atëherë  do të bëjë një hap mbrapa.

Nuk ka asnjë ekip tjetër që mund të përshtatet më mirë me atë si lojtar, duhet ti japim kohë të bëjë zgjedhjen e duhur sepse kontrata nuk nënshkruhet brenda ditës.

Negociatat do të zgjaten pak sepse ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe po flasim për një nga klubet më të mëdha.