FOTO/ Sali Berisha në selinë e PD-së

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha është rikthyer sot në selinë e PD-së.

Pak para tij në selinë e demokratëve, shkruan disa prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, të cilët u pritën nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.

Një pjesë e anëtarëve të Komisionit vazhduan takimin e thirrur më herët.

Ndërka7, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha mbërriti aty i sho7ëruar nga anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Në selinë e PD-së, po zhvillohet një takim mes Komisionit të Rithemelimit dhe Alibeajt dhe Bardhit.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se mbledhja po mbahet në zyrën e Gazment Bardhit.

Grupi i deputetëve që ndodhet në selinë e PD janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, si dhe përfaqesuesi ligjor i Foltores, Ivi Kaso.

Vendimi për të shkuar në selinë e PD është marrë në një mbledhje shumë të shkurtër që u zhvillua në zyrat e Komisionit të Rithemelimit.