Portieri i Manchester United i jep fund karrierës në moshë fare të re

Portieri i Manchester United, Paul Woolston, e mbylli karrierën si futbollist profesionist në moshën 23-vjeçare dhe arsyeja e tërheqjes është një problem në ijë, nga i cili nuk mundi të shërohet.

Mediat angleze shkruajnë se Woolston iu desh të operohej në muajin mars dhe prill të vitit të kaluar dhe me gjithë përpjekjen e madhe që bëri për t'u rikthyer në fushë dhe për të qenë sërish në katërkëndëshin e portës, në fund iu desh t'i jepte fund karrierës.

Woolson shprehet se është krenar për gjithçka që ka arritur në karrierën e tij deri më tani dhe se shumë ëndërrojnë të arrijnë nivelin në të cilin ai ishte.

“Është e vështirë kur e përfundon karrierën në moshën 23 vjeçare, por tani po mendoj pozitivisht. Jam krenar për gjithçka që kam arritur sepse shumë ëndërrojnë të arrijnë këtë nivel. Sigurisht që do të doja të kisha shkuar edhe më tej, por jam krenar që e kam veshur fanellën e Manchester United”, ka thënë Woolston.

Mediat angleze shkruajnë se United ka nisur një program mbështetës për ish-portierin e tyre, që nënkupton edukim formal dhe joformal.

Ai mori mbështetje për marrjen e licencës së trajnerit dhe do të ketë mundësi të ndjek ekipet e akdemisë së klubit.

Woolston mbërriti në Old Trafford katër vjet më parë nga Neëcastle, dhe gjithashtu luajti për të gjitha skuadrat më të reja të Anglisë. Ai nuk debutoi për ekipin e parë dhe bëri 13 paraqitje për ekipin B të Djajve të Kuq.