I sanksionuar nga Perëndimi, Kremlini merr në mbrotje Roman Abramovichin

Ndërsa NATO vazhdon me bisedimet e saj për krizën në Ukrainë në Bruksel, Kremlini informon shtypin e tij çdo ditë me gënjeshtra.

Disa javëve më parë u tha se oligarku rus Roman Abramovich i sanksionuar rëndë nga SHBA dhe aletatët e tij për shkak të miqësisë së tij me presidentin rus Vladimir Putinin ka luajtur rol në bisedimet e paqes me Ukrainën, gjë të cilën Kremlini e ka konfirmuar sot. 

''Roman Abramovich ka luajtur një rol të rëndësishëm që herët në bisedimet e paqes për Ukrainën' është shprehur Kremlini, duke marrë kështu në mbrotje oligarkun rus. 

Abramovich tashmë nuk është në gjendje të marrë fitime as nga shitja e klubit të futbollit që ai u detyrua ta shiste, Chelsea për shkak të këtyre sanksioneve.