", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/24/auto_zel1648119872.jpg", "width": 900, "height": 533 } }

Zelensky për parlamentin suedez: Ukraina meriton të jetë në BE! Po luftojmë edhe për ju

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha për parlamentin suedez se Ukraina meriton të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Europian.

“Ne nuk po luftojmë vetëm për popullin e Ukrainës, por për sigurinë e Europës dhe kemi treguar se meritojmë të jemi anëtar me të drejta të plota i BE-së”.-tha ai.

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson tha se kishte nderin për të mirëpritur Zelenskyn, ndërsa shtoi se Suedia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.