Adnan Januzaj i ofrohet Milanit

Skuadra e Milanit mund të sigurojë shërbimet e Adnan Januzaj, i cili mund të largohet nga Real Sociedad në fund të këtij sezoni.

Anësori nga La Liga duket se i është ofruar skuadrës së Milanit, dhe këta të fundit mund ta kenë kartonin e tij falas.

Mediat italiane shkruajnë se gjasat janë të mëdha që pas Divock Origi, Milan të arrijë marrëveshje edhe me belgun tjetër, Januzaj.

Futbollisti me origjinë shqiptare është 27-vjeçar, por ka një eksperiencë të madhe, pasi ka luajtur me skuadra si Manchester United, Sunderland e Dortmund, para se të kalonte te Sociedad.

Këtë sezon, Januzaj ka kontribuuar në katër gola e tri asistime në 36 ndeshje me Sociedad.

Lojtari i përshtatet Milanit, pasi mund të luajë në të dy krahët, por edhe në qendër pas sulmuesve.

Raportimet bëjnë të ditur se ishin agjentët e Januzaj që i janë ofruar Milanit, dhe jo e kundërta.