Gardisti ‘Gyli’ do grabiste ‘Bolin’, ja sa vite burg u kërkuan për 7 të akuzuarit për vjedhje me armë e vënie tritoli

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me nga 16 vite burgim për Franci Alimin dhe Spartak Qokun, të dyshuar për grabitje vilash në Tiranë.

Ndërkohë për dy bashkëpunëtorët e tyre, Aleks Kala dhe Emel Hajdaraj u kërkua dënimi me nga 11 vite burgim.

Për tre të pandehurit e tjerë, Klaudio Metaj, Petro Sava dhe Andi Kraja rrezikojnë dënimi me nga 2 apo 3 vite për moskallëzim krimi.

Grupi kriminal u zbulua pas një plani për vjedhjen e një sasie kokainë dhe orëve të floririt në banesën e një qytetari në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2020.  Aleks Kala ishte gardist ndërsa Andi Kraja punonjës në një bankë të nivelit të dytë.