Dhjetë fakte të batërdisë së vjedhjeve dhe korrupsionit me energjinë elektrike!

Nga Petrit Vasili/

Drejtori i OSHE deklaroi dje:

"Kemi konstatuar edhe raste të përdorimit të energjisë elektrike për bimë narkotike

Targeti ynë është që të jemi 19%, por mund të kemi humbje më të vogla. Tani niveli i humbjeve teknike llogaritet 15%. Kemi një llogaritje që për 1% humbje do të duhet të investojmë 50 mln euro".

Ja dhjete fakte asgjesuese, qe provojne se kriza eshte baderdi vjedhjesh dhe korrupsioni te çfrenuar.

Së pari: OSHE që evidenton e fut në burg të varfërit për 30 mijë lekë të vjetra mbyll sytë përpara " shtëpive të barit", që kultivojnë drogë, sepse kjo dihet, që kjo është qeveri e drogës.

Së dyti: Shkatërrimi i rezervës energjitike dhe çuarja e Fierzës në kuota katastrofike ka ardhur nga shitja e çfrenuar e energjisë vetëm për qëllime perfitimi të miliona eurove, kur duhet të ruhej në mënyrë të detyruar rezerva energjitike dhe duhej të kombinohej me importin që në ato muaj kushtonte shumë më pak.

Se treti: Eshtë shitur energjia e prodhuar në vend me çmimin rreth 40 euro MËh dhe blihet sot me 7 fishin nga importi duke sjellë një dëm kolosal ekonomik që ka ardhur vetëm nga korrupsioni.

Së katërti: Shqiperia duhet të blejë sot nga importi rreth 3.5 milion euro energji në ditë që do të thotë vetëm në një muaj mbi 100 milion euro në këtë moment shumë të rëndë pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë, duke i dhënë një goditje vdekjeprurëse ekonomisë së vendit.

Së pesti: OSHE është kthyer në një ndërmarje elektorale blerjeje votash dhe e ka kthyer energjinë në një mall elektoral për interesat e pushtetit të rilindjes ndaj situata sot është katastrofe.

Së gjashti: Humbjet e energjisë janë rreth 21% sipas raportimit të ERE dhe jo sa raporton Drejtori.

Së shtati: Sipas vetë strategjisë së miratuar në vitin 2015 kur u rrit cmimi i energjisë në 9.5 lek për qytetarët humbjet do të ishin 15% që në vitin 2019, por për shkak të korrupsionit janë deri 24% dy muajt e parë të këtij viti.

Së teti : Humbjet në 2013 ishin 45.04%.Ndërsa sot janë mesatarisht 20%.Por me llogarinë e ketij drejtorit, që dashka 50 milion euro për të ulur humbjet me 1%, i bie që OSHE të ketë shpenzuar 1.5 miliardë euro në këto 9 vjet vetëm për investime, gjë kjo që është vetëm fantazi sepse nuk ka ndodhur.

Së nënti: Borxhet shkatërrimtare ndaj OSHE janë të vetë qeverisë së Edi Ramës sepse vetëm ujësjellës kanalizimet kane mbi 200 milion dollarë borxhe.

Së dhjeti: Vetëm tre muajt e fundit OSHE ka marrë hua rreth 300 milion euro duke detyruar shqiptarët të paguajnë për gropat gjigande korruptive të saj.

Shqiptarët po vuajne hajduterinë e çfrenuar të qeverisë dhe OSHE.

Rama e të tijtë e kane kthyer energjinë elektrike në një thes parash për vota dhe për vete dhe jo në elementin më të rëndësishëm për jetën dhe ekonominë e shqiptarëve.

P.S. Më poshtë fotot e raportit të ERE të vitit 2014 dhe tabela për humbjet e strategjisë së miratuar me VKM në vitin 2015.