Arrestohet Conor McGregor, i sekuestrohet Bentley 140 mijë paund

Conor McGregor është arrestuar nga policia pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor në perëndim të Dublinit. Mësohet se autoritetet kanë sekuestruar edhe mjetin e tij Bentley i cili kushton rreth 140 mijë paundë.

33-vjeçari do të paraqitet para Gjykatës së qarkut Blanchardstown muajin e ardhshëm. Një zëdhënëse e McGregor tha për MailOnline se ai po udhëtonte me makinë për në palestër kur u ndalua nga policia për shkelje të dyshuar të qarkullimit rrugor.

Ai është liruar më pas dhe është në pritje të paraqitjes para Gjykatës në një datë të mëvonshme.