Ndërron jetë ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare ish-Sekretarja amerikane e Shtetit nën administratën Klinton, Madeleine Albright. 

Albright ishte e para grua që mbajti postin e Sekretares së Shtetit. 

Madeleine Albright ka qenë figurë kryesore e administratës së Presidentit Bill Clinton, fillimisht duke shërbyer si ambasadorja amerikane në OKB, përpara se të bëhej Sekretare Shteti.

Ajo punoi për zgjerimin e NATO-s, këmbënguli që aleanca të ndërhynte në Ballkan, kërkoi të ndalej zgjerimi i armëve bërthamore dhe luftoi për të drejtat e njeriut dhe demokraci në të gjithë botën. 

Kujtojmë që Madeleine Albright luajti rol në luftën për çlirimin e Kosovës nga ushtria vrasëse e Sllobodan Millosheviç dhe bombardimin e Serbisë nga NATO.