OKB: 3.5 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur nga lufta

Numri i ukrainasve që kanë ikur jashtë vendit ka kaluar 3.5 milionë, tha të enjten Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), me më shumë se dy milionë që kaluan kufirin në Poloni.

Të tjerë kanë shkuar në Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi, me dhjetëra mijëra të tjerë që kanë udhëtuar më tej në Evropën kontinentale.

Është vlerësuar se miliona të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës që nga shpërthimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt.

Numri i përgjithshëm i ukrainasve të prekur thuhet të jetë afër 10 milionë.