Reagimi arrogant i Bashës/ Asnjë pendesë, asnjë fjalë për humbjet

Lulzim Basha vazhdoi edhe sot me reagimet arrogante, pavarësisht se është autori i disfatave të njëpasnjëshme të PD-së dhe katandisje së saj në forcë të tretë.

Sot ai postoi një mesazh online për 22 marsin, fitoren historike të demokratëve në vitin 1992.

Duke folur sërish si një kryetar, ai nuk shpreh asnjë pengesë për atë që i ka shkaktuar PD-së gjatë këtyre viteve që ka qenë kryetar.

Po ashtu nuk thotë sërish asnjë fjalë për humbjet katastrofike në zgjedhje.

“Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme për t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit. Gëzuar ditën e parë të demokracisë!”, deklaron Basha.

Ndërkohë demokratët vazhdojnë të kërkojnë largimin e tij pa kthim.