Jemini nuk njeh dorëheqjen e Lulit

Jemin Gjana, noteri i Lulzim Bashës gjatë proceseve zgjedhore brenda PD nuk e ka mirëpritur dorëheqjen e sotme.

Në mbledhjen e sotme e grupit parlamentar të PD, pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të PD Lulzim Basha, është shoqëruar me diskutime dhe reagime të ndryshme.

Disa nga kryetarët e degëve të PD gjithashtu nuk e kanë pranuar dorëheqjen e Bashës.

Por ajo që bie më shumë në sy është reagimi i Jemin Gjanës, i cili është shprehur se nëse vendimi i Bashës është marrë për shkak të rezultatit të 6 marsit, atëherë ky qëndrim sipas tij është i gabuar.

“Po ke dhënë dorëheqjen për 6 marsin, ke bërë shumë gabim”, mësohet të ketë thënë Gjana, duke iu drejtuar Lulzim Bashës.