Largohen nga Shqipëria afganët e strehuar në Lezhë

Mbrëmjen e së hënë afganët e strehuar në Lezhë janë larguar nga Shqipëria.

Shtetasit afganë janë larguar me pesë autobusë, ndërsa kishin disa kohë qe qëndronin në Lezhë.

Nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i ri i shtetasve afganë, por mësohet se ata kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Mësohet gjithashtu se largimi i tyre është organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë.