Loja e 'Bravës'/ Basha i thërret në 'pritë' deputetët, bojkotohet

Grupi Parlamentar bojkoton mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha pasditen e kësaj të hëne, të cilët i kërkojnë largimin e menjëhershëm nga selia që mban të uzurpuar.

Burime për SYRI bëjnë të ditur se deputetët nuk do të marrin pjesë në takimin me kryetarin e shkarkuar të PD.

Nga Kryesia të pranishëm pritet të jenë vetëm anëtarët e emëruar nga Lulzim Basha.

Sa i takon përfaqësuesve të Kolegjit të Kryetarëve, në takim do të jenë kryetarët e emëruar dhe jo ata të zgjedhur.

Të parët janë ata që i kërkojnë Lulzim Bashës të mos largohet nga PD. Ndërsa kryetarët e zgjedhur me votë, duan që Basha të ikë dhe t’i hapet rrugë bashkimit të Partisë Demokratike.

Basha kishte planifikuar t'i fuste në kurth për deputetët, duke i vendosur përballë presionit të mbështetësve të tij, që do të jenë në mbledhje. 

Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e thuhej se sot do të vendosej për zgjidhjen e krizës që po kalon selia blu. Por në fakt, Lulzim Basha nuk e sheh zgjidhjen përmes dorëheqjes së tij, por me siguri pritet të sajojë lojën e radhës për të mos e lëshuar karrigen.  

Grupi parlamentar, në shumicë dërrmuese kanë mbajtur qëndrime të forta kundër Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku kandidatët e tij u renditën të tretët, disfatë e cila i ndodhte PD-së për herë të parë në 31 vite, që prej themelimit. 

Dhe me votë u faktua se opozita e vërtetë e vendit është 'Shtëpia e Lirisë' dhe lideri historik, Sali Berisha, të cilët fituan bashkinë e Shkodrës dhe u renditën forcë e dytë 4 bashki të tjera. 

Lulzim Basha është shkarkuar me votë unanime nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar i 11 dhjetorit, votim i cili u ratifikua nga 44 mijë demokratë në referendumin e datës 18 dhjetor.