Ukraina akuzon Rusinë për rrjedhjen e amoniakut në fabrikën pranë Sumy

Autoritetet ukrainase kanë akuzuar forcat ruse se kanë goditur mbrëmë me një granatë një fabrikë kimike pranë qytetit Sumy, duke shkaktuar kështu rrjedhje disa orëshe të amoniakut.

Më herët, zëdhënësi i ushtrisë ruse, Igor Konashenkov, tha se rrjedhja e amoniakut ishte një "provokim i planifikuar" i forcave ukrainase me qëllim akuzimin e rremë të Rusisë për një sulm kimik.

Rrjedhja e amoniakut u ndal pas disa orësh.

Konashenkov tha gjithashtu se një raketë lundrimi ruse goditi mbrëmë qendrën e ushtrisë stërvitore ukrainase në rajonin e Rovnos dhe se me atë rast u vranë 80 ushtarë të huaj dhe ukrainas.

Autoritetet në rajonin Rovno kanë konfirmuar se rusët kanë kryer dy sulme me raketa në qendrën e stërvitjes ushtarake, pa dhënë detaje për të plagosurit apo të vdekurit.