VIDEO/ Tifozët e godasin me celular kur po festonte golin, gjakoset futbollisti

Një episod tjetër për t’u dënuar në futbollin brazilian. Gjatë ndeshjes së parë të kampionatit të Rio Grande do Sul mes Gremios dhe Internacionalit të Porto Alegre, Lucas Silva u godit në fytyrë nga një celular gjatë festimeve për golin e tretë (3-0, rezultat që më vonë do të ishte përfundimtar).

Ish-mesfushori 29-vjeçar i Real Madrid dhe Marseille u detyrua të largohej nga fusha me buzë të gjakosur, por fatmirësisht pa pasoja të mëtejshme.

Ky ishte episodi i dytë serioz në një derbi mes Gremios dhe Internacionalit në më pak se një muaj.

Një ndeshje mes dy skuadrave u pezullua pak momente para fillimit në shkurt, kur disa ultras sulmuan autobusin e Gremios.

Dy skuadrat do të takohen të mërkurën për ndeshjen e dytë gjysmëfinale.