VIDEO e frikshme/ Momenti kur avioni Boeing bie pingul në tokë

Një avion Boeing 737 me 132 persona në bord u rrëzua në një rajon të Kinës duke shpërthyer në flakë.

Një video tregon momentin kur avioni bie pingul në tokë nga një lartësi prej 10 mijë metrash.

Besohet se nga aksidenti nuk ka të mbijetuar.

Media shtetërore kineze ka raportuar se avioni është rrëzuar pranë qytetit Wuzhou, në rajonin Guangxi, në një zonë malore. Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe pamje ku duket një tym i madh në male, ku mendohet se është përplasur avioni.