Vladolf Hitler. A po dërgohen ukrainasit në kampe pune në Rusi?

Presidenti rus, Vladimir Putin është krahasuar me Adolf Hitlerin një ditë më parë pas raportimeve se trupat e tij po deportojnë me forcë ukrainasit drejt kampeve të punës në Rusi.

Më shumë se 5 mijë banorë u dëbuan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit për një rajon në jugperëndim të Rusisë, raporton Sun.

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko tha se këto veprime të Moskës janë të ngjashme me horrorin e Luftës së Dytë Botërore nga nazistët. Edhe kreu i administratës rajonale në Donets, Pavlo Kyrylenko tha se ‘pushtuesit po dërgojnë banorët e Mariupolit në kampe filtrimi’.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield i cilësoi si shqetësuese njoftimet për marrjen me forcë të mijëra banorëve të qytetit të Mariupolit dhe dërgimin e tyre në Rusi.

Gjatë një interviste të dielën për rrjetin televiziv CNN, zonja Thomas-Greenfield tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kishin konfirmuar ende pretendimet e bëra të shtunën nga këshilli i qytetit të Mariupolit përmes platformës Telegram.

"I kam dëgjuar këto njoftime, por nuk mund t'i konfirmoj", tha ajo. "Por mund të them se është shqetësuese dhe e gabuar që Rusia të detyrojë qytetarët ukrainas të shkojnë në Rusi e t'i fusë ata praktikisht në ato që do të jenë kampe përqendrimi apo të burgosurish", shtoi ambasadorja.

Të shtunën autoritetet e Mariupolit njoftuan se me mijëra banorë ishin marrë me forcë nga shtëpitë e tyre. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në fjalimin e tij të mbrëmjes se ajo që po ndodh sjellja në Mariupol do të hyjë në histori si një krim lufte.