Robert Berisha habit me deklaratën për ish-bashkëshorten: 'Nuk ka shkruar kurrë një tekst kënge'

Marrëdhënia e Nora Istrefit dhe Robert Berishës është përfolur vazhdimisht edhe pse tashmë kanë një periudhë të gjatë kohe që janë ndarë nga njeri-tjetri.

Së fundmi, gjatë një interviste, këngëtari i njohur i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij për ish-bashkëshorten.

 

Ai është pyetur nëse mendon që kënga e saj e re “Më mungon” i dedikohet atij, ndërkohë që përgjigjja e tij e thumboi drejtpërdrejt këngëtaren.

Berisha u shpreh duke thënë se sipas tij, kjo pyetje mund t’u bëhet vetëm atyre që u shkruajnë vetë tekstet e tyre të këngëve.

 

“Kjo pyetje mund tu bëhet rep-artistave se vetëm ata shkruajnë tekste. Nora përveç hartimeve në shkollë fillore nuk ka shkruar asnjë tekst shkruan tjetër kush për neve dhe paguajmë. S’besoj se ja ka dedikuar dikujt”, është shprehur Roberti.