‘Të realizojnë në Shqipëri ëndrrat e tyre’, Berisha: Do i japim në PD rolin që i takon gruas dhe rinisë

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha po zhvillon ‘foltoren' e radhës me shqiptarët e Greqisë.

“Edi Rama mund të jetë sot politikani më mizogjen në Shqipëri, por unë nuk kam lexuar një gjë të tillë për askënd as në Europë”, tha Berisha.

“Si njeri i fasadës ai ka angazhaur një numër të konsiderueshëm zonjash e zonjushahs në poste të ndryshme por apsolustisht vetëm si fasadë dhe vetëm për ti përdorur si zëdhënse të tij në funksion të imazhit”.

“Kurse PD do të bëjë gjithçka që zonjat dhe zonjushat të marrin vendin dinjitoz në organet drejtuese të saj e nesër në qeverisjen e PD”.

“Bashkëpunimi me të rinjtë përbën një qëllim madhor. Unë kam krenari tu tregoj se ishin të rinjtë më të parët që mbështetën foltoren si një dritë shprese për të ndryshuar këtë vend dhe për tu bërë atyre të mundur që të realizojnë në Shqipëri ëndërrat e tyre”.

“Do bëjmë gjithçka që ata të marrin atë çfarë u takon në drejtimin e PD dhe të jetës publike në Shqipëri”, tha lideri historik i PD.