Monika Lubonja shpërthen keq ndaj ish-banorëve: ‘E shëmtuar, e turpshme!’

Monika Lubonja ka qenë një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP” duke u kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun për shkak të të gjithë momenteve që ajo krijoi brenda shtëpisë.

Së fundmi, e ftuar në “Live from Tirana”, ajo ka rrëfyer disa detaje mbi marrëdhënien që ajo ka me ish-banorët e tjerë të formatit.

 

Monika u pyet se cili ishte pengu gjatë lojës në “BBV”

“Dy njerëz që nuk dua t’i përmend që i doja dhe iu dhashë maksimumin tim nuk e kuptuan pjesën njerëzore timen. Ne jetuam me njëri-tjetrin, hëngrëm, shijuam dhe kjo pjesa m’u duk abuzive, duke e shfaqur edhe atë mendimin për Monikën në publik, siç pashë disa klipe që i bënin thirrje nga ekrani ‘votoni këtë, votoni atë’, për mua ka qenë e shëmtuar, e turpshme.

 

Unë kurrë nuk kam guxuar dhe kurrë nuk do të guxoja të bëja një lloj thirrje. Abuzuan me sinqeritetin dhe dashurinë time. Unë kur pashë që me Donaldin po abuzohej teksa unë e njihja nga jashtë sepse kisha bashkëpunuar, aty e thash fuqishëm fjalën time. Unë e kam ngritur zërin për gjërat e rëndësishme në shtëpi”- u përgjigj Monika.

 

Më pas, ajo u pyet pë marrëdhënien që ajo ka me Ilirin, ku përgjigj kështu:

“E kam thënë që nganjëherë njerëzit dua t’i shikoj si miq edhe në një lojë sepse e izoluar për 4 muaj në një moment përtej asaj lojës, strategjisë ngelet njerëzorja. Ne nuk kemi pasur kohë të takohemi, nuk e di, t’ja lemë kohës, situatave. Nuk jam njeri që bëj plane.”