Salah, i hapur të kalojë te Barcelona ose PSG-ja

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohammed Salah, është i hapur që të transferohet te Barcelona ose te Paris Saint-Germain, sipas raportimeve nga Sport.

Teksa kontrata e tij te të Kuqtë po shkon drejt fundit, ai nuk duket se po arrin ndonjë progres në negociatat për rinovim kontrate në “Anfield Road”.

Atij i ka mbetur vetëm edhe një vit e gjysmë te Liverpooli dhe mund të dëshirojë të ndërrojë destinacion.

Ai ka gati pesë vjet që luan te gjiganti anglez, duke arritur ta fitojë mes tjerash Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.