", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/18/auto_AP220665625794931647627098.jpg", "width": 900, "height": 503 } }

‘Demilitarizim dhe refuzim i NATO-s’/ Ukraina mohon deklaratën e Rusisë: Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar

Ukraina ka hedhur poshtë deklarata e Rusisë se është bërë përparim në qëllimet e Moskës në Kiev. duke deklaruar se nuk tërhiqet nga pozicioni i tyre.  

Me anë të një postimi në Twitter, një prej negociatorëve ukrainas, Mykhail Podolyak thotë se pozicioni i Ukrainës nuk ka ndryshuar.

Më herët, një prej negociatorëve rusë, Vladimir Medinksy u shpreh se janë bërë përparime gjatë bisedimeve për të arritur qëllimin e Moskës.

Nga ana e tij, negociatori ukrainas i ka konsideruar gënjeshtra dhe provokime ato të Rusisë. Moska kërkon demilitarizimin e Ukrainës dhe që Kievi të refuzojë anëtarësimin në NATO.