Nuk mungojnë yjet e kombëtares, Spanja zbulon listën për miqësoren ndaj Shqipërisë

Luis Enrique ka publikuar listën me 23 lojtarë për dy ndeshjet miqësore të Spanjës të planifikuara për 26 mars kundër Shqipërisë në stadiumin e Espanyol dhe më 29 mars kundër Islandës në në La Coruna.

Trajneri spanjoll ka grumbulluar për herë të parë portierin e Brentfordit, David Raya, në vend të David De Gea. Në këtë listë janë 5 lojtarë të Barcelonës (Jordi Alba, Eric Garcia, Pedri, Gavi dhe Ferran Torres) dhe vetëm një nga Real Madridi (Dani Carvajal), ndërsa nuk mungojnë edhe të rinjtë Gavi, Pedri dhe Pino.