Rikthehen protestat, në Durrës qytetarët mblidhen në orën 17:00

Rikthehen protestat kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe artikujve të shportës.

Pasditen e sotme në Durrës, do të organizohet protesta kundër rritjes së çmimeve.

Takimi në orën 17:00, afër Bashkisë së qytetit bregdetar.

Një njoftim për këtë protestë, ka bërë edhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

‘Durrësi në protestë kundër narkoqeverisë për rritjen dramatike të çmimeve!’, shkruan lideri historik demokrat, Sali Berisha në Facebook.