U ndëshkua me karton të kuq nga arbitri, disiplina në Turqi me 'dorë të hekurt' ndaj Odise Roshit

Disiplina në Turqi është treguar mjaft e ashpër me Odise Roshin. Mesfushori i avancuar i Kombëtares shqiptare që është pjesë e Boluspor në ligën e parë turke mori karton të kuq në sfidën e fundit ndaj Bursaspor.

30-vjeçari nga Fieri u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë, ndërsa më pas ofendoi gjyqtarin dhe mori kartonin e dytë të verdhë duke dalë nga loja me të kuq.

Ditën e sotme, Disiplina ka “masakruar”, Roshin pasi e ka pezulluar me 4 ndeshje. Sulmuesi do të mungojë ndaj Menemspor, Manisa, Bandirmaspor dhe Erzurum e do të rikthehet në fushë më datë 21 prill në sfidën ndaj Eyipspor.