VIDEO/ Yarmolenko eliminon Sevillan nga Europa League, ukrainasi realizon gol kualifikimi në të 112′ dhe frenon festimin

West Ham eliminoi Sevillan nga Europa League pasi fitoi 2-0 në ndeshjen e kthimit për të kompensuar humbjen 1-0 në ndeshjen e parë, ndërsa Eintracht Frankfurt vazhdoi më tej, pasi mposhti Betisin pas kohës shtesë.

West Ham fitoi 1-0 në 90 minutat e rregullta dhe golin e vetëm e shënoi Ceh Soucek në minutën e 39-të, pasi goditi me kokë pas krosimit të Antonio nga e majta.

Golin e dytë për çekiçët dhe të kualifikimit për në çerekfinale, e shënoi Yarmolenko në minutën e 112-të, duke e bërë West Ham-in skuadrën e parë angleze që eliminon Sevillan nga ky kompeticion.

Një gol që nuk është festuar, duke qene se zemra dhe mendja e tij është te populli i tij që është duke vuajtur jashtë mase. Ndërkohë, ne stadium është shfaqur edhe një flamur i Ukraines në mbështetje te tij.

Kjo është hera e dytë që Sevilla eliminohet nga Liga Evropiane dhe kjo i ndodhi më herët në vitin 2019, kur u eliminua nga Slavia nga Praga. Më herët në vitin 2014, 2015 dhe 2016, dhe pas vitit 2020 kanë fituar këtë garë.

Kualifikim me vuajtje edhe për Eintracht Frankfurt, që pas 120 minutash arrin të kalojë në çerekfinale, pasi barazoi 1-1 me Betis. Takimi i parë ka përfunduar në favor të skuadrës gjermane me shifrat 2-1.

Të gjithë pjesëmarrësit në çerekfinalet e Europa League: Atalanta, Rangers, Barcelona, ​​Braga, Eintracht, Lyon, Leipzig dhe West Ham.

Shorti hidhet sot në 13:00 në Nyon. Finalja do të luhet më 18 maj në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan në Sevilje.