Lufta e Mashkullorës, beteja e Çerçiz Topullit kundër forcave osmane

Sot përkujtohet Lufta e Mashkullorës: 18 mars 1908.

Aksioni i i parë që bëri jehonë jo vetëm në Gjirokastër, por edhe përtej kufijve të Perandorisë Osmane, ishte vrasja e Bimbashit në shkurt të vitit 1908 nga çeta e Çerçiz Topullit.

Bimbashi, Halil Musa Beu, ishte komandant i xhandarmërisë në Gjirokastër.

Më 18 mars 1908 forcat turke nisën sulmin kundër çetës së Çerçiz Topullit. Pavarësisht numrit shumë herë më të madh të ushtarëve osmanë, çeta e Çerçiz Topullit mundi të çante rrethimin.

Kjo betejë njihet si Lufta e Mashkullorës dhe shënonte një hap tjetër në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, që shikonte edhe luftën e armatosur si mjet për të arritur qëllimet e veta politike.