", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/17/auto_1234561647522088.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Seriali me protagonist Zelenskin, rikthehet në Netflix

Netflix do të rikthejë serialin “Servant of the People”, ku protagonist është presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Ndjekësit e Netflix kanë kërkuar kthimin e serialit në platformë pikërisht prej bujës që ka marrë proesidenti që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Shfaqja u zhvillua për tre sezone dhe përfundoi kur Zelenski vendosi të kandidojë për president në vitin 2019 nën flamurin e një partie të re politike, e quajtur gjithashtu “Servant of the People”.