Macron ende kryeson në sondazhet para zgjedhjeve presidenciale

Më pak se një muaj pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, presidenti aktual, centristi Emanuel Macron, ende kryeson me mbështetjen e 30 për qind të votuesve, raportoi televizioni francez online BFMTV, rezultatet e sondazhit të fundit të opinionit publik.

Sipas sondazhit të shoqatës Harris, Macron mbetet favorit dhe është shumë përpara kandidates së së djathtës ekstreme, Marin Le Pen, e cila do të fitonte 19,5 për qind të votave dhe kandidatit të së majtës radikale, Jean-Luc Melancho, me 13.5 për qind.

 

 

Sipas rezultateve të sondazheve të mëparshme, duket se Macron dhe Le Pen mund të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të përsëriste situatën si pesë vjet më parë. 

Pastaj ata të dy hynë në raundin e dytë dhe Macron mposhti bindshëm kundërshtaren e tij të ekstremit të djathtë Marin Le Pen, raportoi BFMTV.

Kandidati i dytë i së djathtës ekstreme, Eric Zemur, ka rënë në sondazhe dhe është në vendin e katërt me 11% të votave. 

Edhe kandidatja e djathtë Valerie Pekres ra në sondazhe me 10.5 për qind të votave.

Zgjedhjet presidenciale në Francë janë caktuar për dy raunde, më 10 dhe 24 prill dhe këtë vit përkojnë me presidencën gjashtëmujore franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ashtu si shumë media franceze, BFMTV thekson se sondazhet nuk parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve, por tregojnë ekuilibrin aktual të pushtetit dhe opinionit publik.