Akuza e fortë e Berishës ndaj qeverisë: Po shkelni embargon, anija ruse po shkarkon tuba!

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar me forcë sot nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria po shkel embargon e vënë ndaj Rusisë nga e gjithë bota, duke lejuar anijet ruse të shkarkojnë mallrat në portin e Durrësit.

“Kërkoj rezolutën, - theksoi me forcë Berisha, -  sepse ju po shkelni embargon, po shkarkohen anije ruse në kundërshtim me embargon në një kohë kur bota e shpall Putinin, kriminel lufte! Ju vazhdoni të mashtroni dhe shkarkoni anijet ruse dhe thoni se është grurë. Nuk është grurë, janë tuba! Po shkelni embargon.”

Pas kësaj deklarate të fortë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën ish-Kryeministrit Berisha dhe i mbylli mikrofonin për të mos lejuar të vazhdonte.