Sarah Berisha tregon arsyen e zënkave me DJ PM: Nuk i pëlqen shumë që…

Sarah Berisha dhe Dj PM janë njohur brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Romanca që nisën brenda shtëpisë së famshme po vazhdon dhe jashtë.

 

Që pas përfundimit të formatit, Dj PM dhe Sarah marrin vëmendje në çdo dalje.

Së fundmi, moderatorja e “Kosherja” ka dhënë një intervistë ku ka dhënë më tepër detaje rreth lidhjes së tyre.

 

E pyetur se si po shkon lidhja në distancë dhe për çfarë zihen më shpesh, blogerja tha:

”Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Për shembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu.

 

Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qëlluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri”, tha Sarah.