Allegri flet pas eliminimit të Juventusit: Villarreali vetëm u mbrojt, ne ishim më të mirë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka vlerësuar skuadrën e tij pas humbjes 0-3 në shtëpi ndaj Villarrealit në ndeshjen e kthimit të 1/8-tave të Ligës së Kampionëve.

Allegri ia zvogëloi suksesin ekipit kundërshtar, i cili arriti në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-1, pasi ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar me rezultatin 1-1.

“Ne ishim një ekip më i mirë për 75 minuta dhe patëm shumë raste në pjesën e parë. Villarreal luajti ashtu siç bën gjithmonë në pjesën e dytë. I vendosi të gjithë lojtarët pas dhe vetëm u mbrojt. Ky është futbolli dhe Liga e Kampioneve, por nuk mund t'i fajësoj aspak lojtarët e mi”, tha Allegri.

Me humbjen e mbrëmshme, Juventusi u eliminua nga Liga e Kampionëve për herë të tretë radhazi dhe tifozët janë gjithnjë e më të pakënaqur me punën e Allegrit, i cili nuk po ka sukses as në kampionat.

Edhe pse ka skuadrën më të mirë në Itali, Juventusi i tij është vetëm në vendin e katërt me shtatë pikë prapa liderit Milan.

Juventusi do ta luajë ndeshjen e radhës të dielën në shtëpi kundër Salernitana-s.