OKB: Më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina prej 24 shkurtit

Më shumë se 3 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre prej 24 shkurtit, ditë kur nisën edhe sulmet ruse.

Sipas OKB-së shumica e qytetarëve ukrainas kanë kërkuar strehim në Poloni, duke mbërritur në kufi me tren ose autobus.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se Rusia duhet të ndalë sulmet mbi Ukrainën.

"Kanë nevojë për paqe, njerëzit në mbarë botën e kërkojnë atë. Rusia të ndalë luftën tani."-tha Guterres./TheGuardian/