Interi në kërkim të një sulmuesi, Haller objektivi kryesor i ekipit zikaltër

Interi është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Objektivi kryesor i ekipit është Gianluca Scamacca, por drejtuesit kanë nisur bisedimet me yllin e Ajax, Sebastien Haller.

“La Gazzeta dello Sport” bën me dije se Interi ka nisur bisedimet me agjentet e lojtarit, dhe vetë Haller dëshiron kalimin në Milano.

Ajax kërkon të paktën 35 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin, dhe kjo gjë ka stepur drejtuesit e klubit .

Nga ana tjetër, Marotta do të përpiqet të ulë çmimin, por përsëri, Haller, mbetet një nga objektivat kryesorë  të Interit.