VIDEO-SYRI TV/ Grida Duma: Basha ka kohë deri nesër të largohet

Deputetja Grida Duma ka zbuluar për herë të parë “ultimatumin” që i është vendosur Lulzim Bashës që të largohet nga posti i kryetarit të PD-së.

Gjatë një deklarate për mediat nga Elbasani, Duma thotë se Basha ka kohë deri ditën e nesërme për t'u larguar.

Ajo ka zbuluar edhe strategjinë e PD-së për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së. Duma nënvizon se strategjia e vetme është ndërtimi i një komisioni të përbashkët të përbërë nga grupi parlamentar dhe ai i Foltores.

“PD nuk duhet të zvogëlohet dhe të dalë forcë e tretë, personat që i bënë dëm PD-së, duhet të tërhiqen pas. I  kemi lënë kohe ditën e nesërme për të bërë hapat pas sikundër dhe ai e ka kërkuar. Nuk ka rruge tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji të vetme: ndërtimi i një komisioni nga deputetet e grupit parlamentar dhe ata të “Foltores”, të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve”.